Edhe pse na ndajnë shumë pak ditë nga zgjedhjet, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Parisit për tu takuar me presidentin e Francës Emmanuel Macron.
Këtë lëvizje e zbardh faqja zyrtare e presidencës franceze. Bëhet me dije se në orën 13:20 do të zhvillohet një takim dy palësh ku veç të tjerash pritet të drekojnë së bashku në Elysee.
Ndërkohë, ende nuk dihet se çfarë çështjesh janë në tryezë për diskutim.