Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në kryeqytet ku raportohet se një person i moshës 50-vjeçare është gjetur i vetëvrarë. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në rrugën “Demokracia”, në Vorë, në një pallat të braktisur.
Njoftimi i policisë:
Më datë 22.03.2021, rreth orës 15:50, në rrugën “Demokracia”, në Vorë, në një pallat të braktisur, është gjetur i vetëvarur shtetasi T. K., 50 vjeç, i cili ishte larguar nga banesa më datë 19.03.2021. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.