Nëse do të lejohet vajtja për pushime verore jashtë vendit në muajt që vijnë, mund të rrezikojmë një bllokim tjetër dimrin e ardhshëm, paralajmëroi Boris Johnson mes alarmit në rritje për një valë të tretë të infeksioneve që përfshinë Evropën kontinentale.
Ekspertët shkencorë dhe politikanët e opozitës po i kërkojnë qeverisë britanike të jetë jashtëzakonisht e kujdesshme përpara se të çlirojë kufizimet e udhëtimit, me shqetësimet e tyre rreth prevalencës së varianteve të reja të virusit jashtë shtetit.
Rritja e rasteve me Covid në Evropë po i bën pushimet jashtë shtetit edhe më të pamundura, paralajmëruan ekspertët britanikë.
“Unë nuk mendoj se njerëzit duhet të planifikojnë pushimet e verës jashtë vendit deri vitin e ardhshëm”, tha Prof Kamlesh Khunti, një anëtar i Grupit Këshillimor Shkencor për Emergjencat dhe i angazhuar në Universitetin e Leicester.
“Ka qenë një bllokim i vështirë, ne jemi duke ecur mirë, nuk mund ta rrezikojmë këtë tani. Normat tona po ulen, [norma] e vaksinimit tonë është fantastike dhe frika më e madhe që kemi është variante të reja kundër të cilave vaksinat nuk funksionojnë aq mirë.
“Ne e dinim që në fillim të pandemisë që kontrolli ynë i kufirit nuk ishte i mirë: kishim njerëz që vinin nga Spanja dhe Italia dhe kjo rriti normat në Mbretërinë e Bashkuar, dhe në verë do të kemi më shumë raste. Nuk mundemi ta lejojmë tani këtë, “tha ai, duke shtuar:” A rrezikon kjo një bllokim tjetër? Sigurisht!”
Roëland Kao, një profesor i epidemiologjisë në Universitetin e Edinburguttha se kishte “disa arsye për të qenë të kujdesshëm” për hapjen e udhëtimit, në veçanti, për rrezikun e importimit të varianteve Covid që mund të jetë rezistente ndaj vaksinave.
Sekretari i mbrojtjes, Ben Ëallace, foli me një ton të kujdesshëm, kur u pyet për gjasat që kufizimet e udhëtimit të mund të vazhdonin edhe gjatë verës, duke thënë se ishte shumë shpejt për të rezervuar pushime jashtë shtetit.
“Ne nuk mund të jemi të shurdhër dhe të verbër ndaj asaj që po ndodh jashtë Mbretërisë së Bashkuar. Nëse shikoni në Evropë rritjet e infeksioneve, ne nuk mund të rrezikojmë tërë kët përpjekje nga taksapaguesit, nga sistemi shëndetësor, nga shkencëtarët tanë, për zhvillimin e kësaj vaksine, ”tha ai për Sophy Ridge në Sky Neës .
Vaksinimet shënuan një rekord tjetër prej 844,285 të dielën.
Numri i rasteve të reja me koronavirusit ishte 5.312, ndërsa 33 persona të tjerë u raportuan të vdekur brenda 28 ditëve pas testimit pozitiv për sëmundjen.