Milani arriti një fitore dramatike përballë Fiorentinës, teksa përmbysi skuadrën e Prandelit me rezultatin 2-3.
Në këtë takim emocionues, nuk mund të mungonte reagimoi epik nga Tiziano Crudeli, ultrasi i njohur kuqezi.
Komentatori italian nuk e mban vendi në momentin e golit të tretë, duke bërtitur me të madhe emrin e turkut Çalhanoglu.
Për ata që nuk e njohin, Crudeli, është një prezantues sportiv dhe tifoz i flaktë i Milanit.
Nuk mungojnë videot e tij teksa shihet i ekzaltuar kur luan Milani, por mbrëmë reagimi i tij për fitoren e Milanit po bën xhiron e rrjetit.
81-vjeçari ka bërë reagim prej një “ultrasi”, duke brohoritur me të madhe, siç mund ta shihni në videon e mëposhtme.