Kompanitë shumëkombëshe të naftës po mendojnë rikthimin në Venezuelë pasi Maduro premton fundin e monopolit shtetëror/ Bursa për datën 22 Mars 2021

0

Drejtuesit e kompanive shumëkombëshe të naftës kanë vizituar kryeqytetin venezuelian kohët e fundit për të negociuar një kthim të mundshëm të aktorve ndërkombëtare në industrinë e naftës të Venezuelës pasi Nicolas Maduro premtoi në fillim të këtij viti se do t’i jepte fund monopolit të firmës shtetërore të naftës PDVSA, njoftoi Bloomberg të Premten, duke cituar burime të afërta me qeverine venezueliane.

Venezuela po hapet për investime të huaja në industrinë e saj të naftës, tha Maduro në janar, në një përpjekje për të përmbysur një rënie katastrofike të prodhimit të saj nën peshën e sanksioneve të SHBA. PDVSA tashmë ka partnerë jashtë shtetit, por investimet e huaja në industrinë e naftës në Venezuelë lejohen vetëm në masë 49 përqind të aksioneve të çdo projekti, me qëllim për të mbrojtur kontrollin e shtetit në këtë sektor të ekonomisë.

Eksportet e naftës së papërpunuar dhe produktit të rafinuar të Venezuelës ranë në vitin 2020 në nivelin e tyre më të ulët në 77 vjet, ndërsa SH.B.A. vazhdoi të imponojë sanksione kundër regjimit të Maduros dhe kujtdo që zhvillon tregti me të. Vitin e kaluar, eksportet e naftës në Venezuelë ranë me 37.5 përqind, duke arritur vetëm 626,534 fuçi në ditë (bpd), niveli më i ulët që nga fillimi i viteve 1940, sipas të dhënave nga Refinitiv Eikon dhe dokumenteve të brendshme nga PDVSA, cituar nga Reuters.

Në fillim të këtij muaji, Maduro tha se Asambleja Kombëtare e Venezuelës do të shqyrtojë reformat në ligjin e naftës të vendit që do të hapte dyert për “modelet e reja të biznesit”.

Bursa për datën 22 Mars 2021 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

Brent është shprehur në $/bbl

ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA603.25+ 3.25
DIESEL507.25+ 2.25

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmKQZ zbulon 4 modelet si mund të jetë fleta e votimit për zgjedhjet e datës 25 prill
Artikulli i radhësAnalisti i njohur zbulon cili është qarku me rrezikshmërinë më të lartë gjatë periudhës zgjedhore