Për shkak të rritjes së vazhdueshme të rasteve të reja me Covid-19 në Shqipëri, por edhe në Greqi qeveria greke ka vendosur vijimin e mbylljes së kufirit deri më 6 prill
Mësohet se Dogana e Kapshticës do të vazhdojë të qëndrojë e mbyllur.
Kjo situatë vazhdon të jetë e njëjta që prej nëntorit të vitit 2020, ku nuk lejohet të kalojnë asnjë udhëtar drejt shtetit helen apo qoftë dhe mjetet e tjera.
Të vetmet hyrje, janë ata individë që mund të hyjnë nga shteti grek në Republikën e Shqipërisë vetëm me këmbë dhe mjetet e transportit të rëndë.
Pritet deklarata zyrtare nga Drejtoria vendore e kufirit në Korçë gjatë ditës së sotme.