Operacioni për kapjen e Albert Zajës, mesditën e së dielës u ndërmor nga forcat RENEA dhe ato FAST, ka qenë një operacion top sekret. Për shkak të frikës së dekonspirimit të këtij operacioni forcat speciale, ndryshe nga herët e tjera kamë zbarkuar në zonën e Niklës jo me blinda, por me automjete private.
Javët e fundit Forcat RENEA kanë ndërmarrë disa operacione në zonën e Niklës, për kapjen e 4 të shpallurve në kërkim për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, por në të paktën 3 raste, ato kanë dështuar. Edhe pse autoritetet kanë pasur informacione të sakta për vendodhjen e personave të shpallur në kërkim, ato gjatë operacionit janë “zhdukur”, duke mos lënë asnjë gjurmë.
Për këtë shkak ditën e djeshme policia e ka zhvilluar në mënyrë sekrete operacionin dhe duke e përfunduar me sukses atë. Albert Zaja pas arrestimit, fillimisht është dërguar në drejtorinë e Tiranës, e më pas është dërguar në drejtorinë e policisë së Fierit, ku këtë të të martë ai pritet të dalë përpara gjykatës, për tu njohur me masën e sigurisë dhe akuzat e ngritura ndaj tij.
Zaja u arrestua mesditën e djeshme në fshatin Larushk të Niklës në një operacion të udhëhequr nga ‘Forcat Speciale Renea’.
Gjatë ndalimit, në momentin që ka parë se ishte rrethuar nga Forcat Speciale, 37-vjeçari ka tentuar të groposë në baltë një armë zjarri tip pistoletë që mbante me vete, por pa sukses pasi është arrestuar në mënyrë të menjëhershme nga uniformat blu.