Afro 18,000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre pasi shirat e dendur që kanë përfshië New South Wales kanë bërë që shumica e zonave të përmbyten. Shirat kanë përfshirë këtë zonë që të enjten por reshjet janë intensifikuar përgjatë fundjavës duke bërë që shumica e rrugëve dhe banesave të mbuloheshin nga uji, shkruan CNN.
38 zona përgjatë gjithë shtetit kanë shpallur fatkeqsinë natyrore ndërsa 19 qendra evakuimi po bëjnë të mundur lëvizjen e banorëve. Në jug të vendit përmbytjet dhe shirat kanë vijuar edhe këtë të hënë ndërsa meterologët paralajmërojnë kushte ekstreme që pritet të zgjasin edhe kësaj jave.