“Rama u thirr urgjent në Paris”/ Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat e forta dhe paralajmëron zhvillime të rëndësishme…

0
“Rama është thirrur urgjent në Paris”, Spartak Ngjela

Avokat Spartak Ngjela ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale për vizitën që kryeministri Rama do të zhvillojë sot në Francë me Presidenten Emmanuel Macon.

Ngjela shkruan se Rama është thirrur me urgjencë në Paris nga Macron dhe e gjitha ka lidhje me qëndrimin kritik që mbajti kryeministri ynë nga Presidenti Vuçiç në lidhje me hartën e Kosovës.

Postimi i plotë:

Rama është thirrur urgjent në Paris, për t’u takuar me presidentin francez Makron.

Nuk iu bën përshtypje që pse këtë kryeministrin tonë e thërresin urgjent në Paris sikur ta kenë vartës?

Çfarë ka ndodhur?

Jam i bindur se është shqetësuar serbi Vuçiç për përgjigjen që i dha Rama në lidhje me  hartën e Kosovës.

Po çfarë ka Makron që na qënka mërzitur me Ramën?

Pse, nuk e dini ju që Serbia është një pseudo shtet i krijuar nga Rusia dhe Franca në territoret e Shqipërisë?

E pra, kuptohet që, siç duket, edhe Rama në këto livadhe antishqiptare paska kullotur. Prandaj e ka thirrur presidenti feancez: që të qetësohet Vuçiç. Se edhe politika amerikane është hedhur me forcë për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Po Rama?

Të shohim, do të ketë guxim Rama t’i dalë kundër antishqiptarit francez dhe të jetë në favor të shqiptarisë që po forcohet nëpërmjet politikës amerikane?

Artikulli i mëparshëmIshte larguar nga banesa, gjendet i vetëvrarë një person në Vorë
Artikulli i radhësKosova me ‘Qeveri të re’/ Albin Kurti zgjidhet kryeministër me 67 vota