Gjatë seancës së sotme të Kuvendit në Kosovë, vajzat dhe gratë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës ‘GUXO’ të Vjosa Osmanit i kanë surprizuar të gjithë me veshjen e tyre.
Ato janë veshur të gjitha me uniformë të bardhë. Dita e sotme në Kosovë karakterizohet nga dëbora që e ka zbardhur gjithë Prishtinën, por përfaqësues të Vetëvendosjes dhe Listës ‘’GUXO’’ e kanë konsideruar si ‘’Ditë të Bardhë’’ për vendin.
Sot pritet të formohet dhe qeveria Kurti ll në rast se votohet.