Një ngjarje e rëndë, ka ndodhur këtë të martë në Bulqizë. F. Baloshi nga Fushë Bulqiza, ka qenë duke luajtur me shokët kur është rrëzuar.
Menjëherë është dërguar në spitalin e Bulqizës ku ka marrë ndihmën e parë dhe është dërguar në Spitalin e Traumës me helikopter. 10-vjeçari është nisur në gjendje kome me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Njoftimi i plotë i policisë
Bulqizë, po luante tek shkolla, rrëshqet në akull, niset me helikopter për Tiranë
Një fëmijë 10 vjeçar nga Fushë-Bulqiza u dërgua me helikopter drejt Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mësohet se fëmija me inicialet F.B ka qenë duke luajtur në oborrin e shkollës kur ka rrëshqitur në akull dhe ka pësuar frakturë të rëndë në kokë.
Ai është dërguar fillimisht me urgjencë në spitalin e Bulqizës ku ka marrë ndihmën e parë, ndërsa më pas është transportuar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.