Ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani rrëfeu mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ momentin e arrestimit të Edmond Koçit (Mond Çekiçi) në dhjetor të vitit 2008
Breçani ka treguar se kishin marrë një informacion të qartë lidhur me vendndodhjen e tij dhe kishin vendosur ta prangosnin për armëmbajtje pa leje.
Në rrëfimin e tij, ish-drejtuesi i Policisë ka bërë me dije se në momentin që Mond Çekiçi kishte dëgjuar thirrjet “Ndal Policia” kishte nxjerrë armën.
PJESË NGA BISEDA:
Erzen Breçani: Mond Çekiçin e kam njohur personalisht. Në vitin 2009 paraqiste rrezikshmëri të lartë. Unë kam qenë me forcat RENEA, kam marrë pjesë vetë në arrestimin e tij. Po 2008, e saktë. Na dhanë informacionin e saktë për vendndodhjen e tij, ishte një lokal në lagjen e tij. Kishte dy hyrje dhe dy dalje. U vendos për ta arrestuar dhe forcat e RENEA në moment që ndërhymë ky nxori pistoletën. Ua drejtoi punonjësve të RENEA, aty e neutralizuam.
Fevziu: Ishte gati të qëllonte?
Erzen Breçani: Po! Isha prezent aty. Ishte shumë i rrezikshëm. Sa dëgjoi “Ndal Policia”, ai ka nxjerrë armën, por ne e neutralizuam se e kishim mbikëqyrur më parë. Informacioni ishte i saktë, ku ishte ulur…
Fevziu: Pse e arrestuat?
Erzen Breçani: Për armëmbajtje pa leje. Dhe u dënua për dy vite. Atëherë aq ka qenë dënimi, deri në 3 vite.