Gazetari Elton Qyno ka folur në lidhje me presionet që ka marrë për Edmond Çekiçin së bashku me prokuroren dhe drejtorin Lorenc Shehu.
Duke iu referuar kohës kur u arrestua për armëmbajtje pa leje, thotë se kishte tentativa për ta lëvizur Shehun në një tjetër qark pasi pretendonte se nuk e linte të punonte sipas dëshirës.about:blank
‘Jam bllokuar që të mos publikoja më shkrime për Edmond Çekiçin. Prokurorja ka qenë në presion, u vura unë në presion, u vu në presion Lorenc Shehu që bëri arrestimin e tij. Thuhet se jo vetëm e kishte arrestuar por nuk e linte të punonte sipas dëshirës. Ka pasur dhe tentativa për të lëvizur drejtorin nga qarku i Durrësit.
Që nga data 9 mars vepronte i lirë në Durrësi deri të shtunën kur u ekzekutua nga kundërshtarët e tij, të cilët e kanë monitoruar me kujdes për ta goditur në mënyrë të befasishme Edmond Kocin. Dy krahët më të fortë të tij kanë ndikuar dhe kanë një rol të veçantë sa i përket mbrojtjes pasi Edmond Koci ka mbetur zbuluar dhe më i lehtë për tu vëzhguar dhe më pas goditur.’-tha Qyno.