Gjykata Administrative e Tiranës ka vendosur kundër Bashkisë së Tiranës dhe Erion Veliaj, i cili kërkon të nxjerrë nga zyrat partinë Fryma e Re Demokratike.
Me vendimin e sotëm, gjykata është shprehur se ka siguruar padinë e FRD-së, ndërsa kërkon pezullimin e çdo veprimi nga ana e bashkisë, deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështje.
Gjykata vendosi: Sigurimin e padisë, pezullimin e çdo veprimi administrativ për lirimin e objektit (zyrat e FRD) nga Bashkia e Tiranës dhe Policia Bashkiake, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes.
Kështu nga ky moment deri në një vendim të formës së prerë, Veliaj nuk mund të pretendojë për lirimin e zyrave, nga ku donte me nxjerrë me forcë FRD-në.