Manjani për Ramën: U maskua si ‘gruaja e Bilalit’ dhe ndërhyri në zgjedhjet e SHBA, tani akuzon BE-në

0

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ‘Rama 1’, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me revoltën e Ramës se komisionerët e BE-së po fusin hundët në fushatën elektorale.

Mënjani shkruan se Rama disa herë ka futur hundët në zgjedhjet e SHBA, dhe tani akuzon se BE po ndërhyn në Shqipëri.

Reagimi nga Ylli Manjani

Hahahahahahahahahahahaahahahahhaha…

Cilido i huaj që nuk flet me ose për Ramën, quhet se ‘fut hundët në çështjet e brendshme’.

Hahahahahahahahahahahahahahahahahahaha…

***

Ndërkohë nuk mund të harrohen:

1. Edi Rama njihet si ‘gruaja e Bilalit’ pikërisht se ndërhyri në zgjedhjet e një vendi tjetër. Pagoi paratë dmth.

2. Doli te Zëri i Amerikës në mes të fushatës presidenciale dhe shpalli Trump ‘turp i njerëzimit’.

3. Ka filluar e po vijon fushatën Elektorale me Erdogabin në krahë, mendje e zemër. Sa herë e merr malli për të, shkon në Fier te spitali (stalla) e Erdos.

4. Sapo ka dalë nga një takim me Presidentin e Francës. Pavarësisht se nuk tregon të vërtetën se përse u thirr atje, në mes të fushatës quhet takim elektoral.

5. Ambasadorja e SHBA në Tiranë është prezente mediatikisht në evente politike dhe elektorale.

Etj, etj….

Por ama fajin e ka Basha dhe të huajt që flasin me të!!

Këta të fundit janë ndërhyrës në punët e brëndshme!

Po kur bën sikur ka punë të brendshme!?

Hapu dhé…!

Artikulli i mëparshëmGjykata i thotë stop Veliajt: Asnjë veprim me zyrat e FRD-së, deri në zgjidhjen e çështjes
Artikulli i radhësFatura e drekës së Elysees kalon nga Spitalla