Morën dozën e parë të vaksinës, infektohen tre mjekë në spital

0

Tre punonjës të bluzave të bardha mësohet se janë infektuar me Covid, pasi ishin vaksinuar me dozën e parë të vaksinës Phizer.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Elbasan

Bluzat e bardha që janë infektuar janë një mjeke endokrinologe, një mjek imazhier dhe një infermiere, të gjithë pjesë e spitalit të Elbasanit.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion se sa ditë kishin kaluar nga injektimi i dozës së parë.

Artikulli i mëparshëmFatura e drekës së Elysees kalon nga Spitalla
Artikulli i radhësDigjet banesa në Vlorë, humb jetën e moshuara