“U shfaroset familja po hapën gojë”/ Mentor Kikia nxjerr prapaskenat ‘bombë’: Ka zhvillime dramatike në botën e krimit!

0

Gazetari Mentor Kikia i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Open’ komentoi ekzekutimin e biznesmenit Shkëlzen Kastrati në Fier. Për këtë vrasje 2 ditë më parë u vu në pranga 37-vjeçari A. Zaja. I cili dyshohet të jetë vrasës me pagesë, së bashku me tre persona të tjerë që janë shpallur në kërkim.

Kikia tha se këta janë thjeshtë “punëtorë krahu” që marrin përsipër të bëjnë vrasje dhe nuk guxojnë të zbulojnë detaje në dëshminë e tyre pasi u rrezikohet familja.

Kikia: Ka një zhvillim dramatik të botës së krimit vitet e fundit. Ata që quhen përmbarues, ku njerëz jo pjesë të botës së krimit të organizuar, por vrasës ordiner dhe këta që arrestohen në fshatrat e Krujës i quaj thjesht punëtorë krahu që marrin përsipër të bëjnë eliminime për paga shumë të vogla.

E keqja që ndodh në fund është që ky shërben dhe si autor i krimit në momentin e arrestimit, ky shkon në gjykatë dhe shërben si hallka e fundit. Këta njerëz, në momentin që angazhohen në këto lloj punësh, bëjnë betimin që nëse do tregojnë, u shfaroset familja e fisi dhe çdo lloj vendimi të rëndojë mbi ta, nuk hapin gojë për hallkën e radhës dhe kjo e ka vështirësuar. Ky është autori por porositësi është tjetër.

Artikulli i mëparshëmBlendi Fevziu ngelet pa fjalë nga rrëfimi i Erzen Breçanit/ “Mond Çekiçi nxori armën dhe ia drejtoi RENEA-s”
Artikulli i radhësUrdhri i prerë i Ramës: Luljeta Bozos ti mbyllet goja e të mos dalë më në televizione