A do të jenë me detyrim vaksinat ruse dhe kineze? Ja përgjigja e anëtares së Komitetit të Vaksinimit

0

Gjeorgjina Kuli, nga Komiteti i Vaksinimit, deklaroi se vaksinat ruse dhe kineze “janë të aprovuara nga agjencitë e vendeve përkatëse, të cilat janë agjenci të rëndësishme, që kanë historik shumë të mirë në përgatitje medikamentesh dhe vaksinash”.

E pyetur nëse vaksina do të jetë me detyrim, Kuli theksoi se me detyrim është vetëm ruajtja e shëndetit publik:

 “Vaksina nuk do të jetë me detyrim, madje vihet re një mbështetje e madhe e vaksinimit në vendin tonë. Gjithmonë kemi pasur një traditë të mirë me vaksinat. Deri tani, nuk janë vënë re kundërshtime nga ana e personave të cilëve u është ofruar vaksina. Vaksina nuk është e detyrueshme, por e detyrueshme është ruajtja e shëndetit publik. Nëse një personel shëndetësor bën një veprim që kërcënon jetën dhe shëndetin e tjetrit, duhet të mbajë përgjegjësi. Ai person duhet të jetë i bindur që vaksinimi nuk ka të bëjë me veten e tij, por me qindra pacientë me të cilët do të ketë kontakt”.

Artikulli i mëparshëmVrasja për “muhabet” Instagrami/ Gjykata jep dënimin për 29 vjeçarin që vrau me armë zjarri shokun në “Astir
Artikulli i radhës“Legen, që voton vetëm banditë”/ Plas sherri në studio me fotografit të njohur dhe Neritan Liçaj