Donnarumma do 10 milionë euro në sezon, Milani kërkon portierin francez

0

Pavarësisht negociatave të vazhdueshme muajt e fundit, Gianluigi Donnarumma dhe Milani duken ende larg marrëveshjes për një kontratë të re, duke qenë se aktualja skadon në fund të sezonit.

Kuqezinjtë janë gati t’i ofrojnë një kontratë të re 5-vjeçare, me pagë 7 milionë euro në sezon, plus bonuset, ndërsa nga ana tjetër gardiani italian dhe menaxheri i tij Raiola kërkojnë 10 milionë euro neto, plus bonuset.

Kjo shifër është shumë e lartë për arkat e klubit milanez, që për të mos mbetur i papërgatitur në verë, ka gati edhe planin B, pasi po studion mundësinë e afrimit të portierit francez Mike Maignan, ndërsa lajmi është konfirmuar edhe “L’Equipe”.

Gardiani 26-vjeçar është rritur në ekipet e moshave të PSG-së dhe prej vitit 2015 është pjesë e Lille, ku me paraqitjet mjaft të mira, ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve europiane.

Maignan ka kontratë deri në verën e 2022-shit dhe Lille dëshiron ta shesë në fund të sezonit për të mos e humbur me parametra zero, ndërsa vlera e kartonit të tij llogaritet rreth 10-15 milionë euro.

Megjithatë Milanit do t’i duhet të mposhtë konkurrencën e londinezëve të Tottenhamit, që e shohin Maignan si zëvendësuesin e duhur të Hugo Lloris dhe kanë nisur prej muajsh negociatat me menaxherët e tij.

Artikulli i mëparshëm“Ky personazh para ca kohësh ka blerë një mjet të blinduar”/ Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e rënda nga ekzekutimi në Durrës
Artikulli i radhësCovid i merr jetën infermieres në moshën 57-vjeçare