Një rënie në numrin e udhëtimeve në Evropë mund të ketë një efekt goditës për naftën dhe gazin ndërkohë që bllokime të reja po imponohen në të gjithë Evropën sërish, në periudhën e pashkëve.
Çmimet e aksioneve të linjave ajrore evropiane ranë këtë javë ndërsa Gjermania, Franca dhe Italia njoftuan masat e reja të bllokimit që do të futen gjatë dhe përtej periudhës së Pashkëve. Udhëtimi për pushime është gjithashtu i kufizuar deri të paktën në maj në disa vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, e cila po gjobit ata që udhëtojnë pa arsye emergjente me deri në 5,000 paund (6,900 dollarë) për shkelje të kufizimeve.
IAG, pronari i British Airways,pa aksionet e tij të binin me 4.4 përqind këtë javë, ndërkohë edhe gjigandi BP humbi 3.7 përqind. Operatori i paketave të udhëtimit TUI gjithashtu ra ,me 6.1 pikë përqind. Pak më mire u tregtuan aksionet e operatorit të lundrimit Carnival të cilat ranë me 5.5 përqind.
Pavarësisht parashikimit pozitiv për çmimet e Brent në 2021, pasi çmimet janë rritur në mënyrë të vazhdueshme në tremujorin e parë të vitit, ndryshimi i papritur i kërkesës në Evropë paraqet një kërcënim për çmimet e naftës në muajt e ardhshëm.
Bursa për datën 24 Mars 2021 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 608.75 | + 20.50 |
DIESEL | 498.00 | + 8.50 |
| | |
©aktualitet.al