Doktori Ahmet Duraku, mjek nefrolog në Spitalin Universitar Nënë Tereza, është autor i një studimi që dëshmon ndikimin e Covid-19 mbi organin e veshkës, gjatë dhe pas infektimit, ku më të rrezikuar janë të sëmurët kronikë.
Sars Cov 2, virusi më vrastar i 100 viteve të fundit, nuk godet vetëm mushkërinë siç është krijuar ideja në popullatën e gjerë. Studimet e kryera gjatë vitit të parë pandemik dhe në vijim dëshmojnë se virusi godet me të njëjtën forcë si mushkërinë, veshkën apo trurin.
Studimi i Dr. Durakut dëshmon se prekja akute e shkaktuar nga Covid-19 ka provokuar një mortalitet të lartë te personat që nuk kanë vuajtur më herët nga aparati urinar. Gjithsesi, mjeku thotë se të dhënat e studimit të tij përkojnë me vlerat e analizuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Por a rikuperohet dëmi në veshka i shkaktuar nga virusi, kur është fjala për rastet akute?
Mjeku apelon që në asnjë rast qytetarët e prekur nga virusi Sars Cov 2 nuk duhet të vetëkurohen në shtëpi pa u konsultuar me një mjek specialist të fushës.