Një 30 vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident rrugor që ndodhi natën e shkuar në Celle Ligure në Itali.
Denada Nerjaku banuese në Vado Ligure, u plagos rëndë në aksidentin rrugor që u regjistrua në autostradën A10, kur automjeti i saj u përplas ballë për ballë me një mjet të tonazhit të rëndë.
Gruaja e re, e transportuar me urgjencë në spitalin Santa Corona në Pietra Ligure me helikopter, pasi u stabilizua fillimisht dhe u shtrua në spital në njësinë e kujdesit intensiv, ku vdiq gjatë natës. Traumat e ndryshme të shkaktuara nga përplasja e dhunshme, të cilat gjithashtu i kishin shkaktuar asaj hemorragji të rëndë, ishin fatale për jetën e saj.
Prokuroria lokale ka hapur një hetim për aksidentin fatal. Të dy automjetet e përfshira në aksidenti në autostradë janë nën sekuestro dhe po vëzhgohen nga hetuesit, të cilët po rindërtojnë dinamikën e saktë të incidentit, shkaqet dhe përgjegjësitë e përplasjes së tmerrshme që i kushtoi jetën gruas së re.
Denada Nerjaku lë një vajzë të vogël, përveç vëllait të saj i cili është gjithashtu banor i zonës së Savonës.