Gjykata e Tiranës ka dënuar me 16 vite burg 29-vjeçarin Noel Dishi, i shpallur fajtor për vrasjen me armë zjarrit të shokut të tij, Vilson Tafçiu.
Krimi i rëndë u regjistrua mbrëmjen e 20 janarit të vitit të shkuar në zonën e Astirit në kryeqytet.
Dishi u shpall fajtor për “vrasjen me dashje” dhe për “armëmbajtje pa leje”. Duke përfituar ulje të dënimit me një të tretën për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të kryer 10 vite e 6 muaj burg.
“Vrasje për shkak te Instagramit”, ky është konkluzioni i Prokurorisë për ekzekutimin e Vilson Tafciut. Noel Dishi është nga Dibra dhe banues në Sukth. Ai ka qenë shok me viktimën dhe kanë qenë bashkë madje edhe në Francë dhe Zvicër.
Në atë kohë, familjarët deklaruan se prej më shumë se 2 javësh mes Vilson Tafçiut dhe Noel Dishit ka ndodhur një zënkë që ka prishur miqësinë, por se nuk i dinin motivet.