Dy të vdekur nga zemra, të tjerë në gjendje të rëndë! Vaksina kineze që po vjen në Shqipëri ende e pa aprovuar nga autoritetet mjekësore

0

Hong Kongu ka nisur të vaksinojë popullsinë me vaksinën kineze kundër koronavirusit.

Por siç raporton portali Hong Kong Free Press, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa të tjerë raportohen se janë në gjendje të rëndë pasi kanë bërë vaksinën kineze Sinovac.

Bëhet fjalë për të njëjtën vaksinë që pritet të blejë kryeministri Edi Rama përmes një kompanie turke.

Portali shkruan se një grua 55-vjeçare humbi jetën si pasojë e një ataku kardiak dhe një goditjeje në tru. Ajo kishte tre ditë që kishte marrë vaksinën.

Ndërkohë një 71-vjeçar ndërroi jetë në një spital pasi kishte marrë vaksinën Sinovac. Edhe ai dyshohet se pësoi atak kardiak.

Portali raporton se të paktën tre persona janë shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Edhe ata kishin marrë vaksinën kineze. Akoma nuk dihet nëse ka një lidhje direkte mes vaksinës dhe këtyre rasteve, por autoritetet kanë nisur hetimet.

Shqipëria ka vendosur të blejë vaksinën kineze, edhe pse ajo nuk ka marrë miratimin nga entet e rëndësishme në SHBA dhe BE.

Po ashtu, Kina nuk ka ofruar të dhëna për efektshmërinë e vaksinës, duke mbajtur sekret informacionet për testimet.

Artikulli i mëparshëmGjykata jep dënimin me 6 vite burg për këngëtaren e njohur/ Fjolla Morina vazhdon të shijojë luksin në arrati!
Artikulli i radhësGreqia organizon paradën gjigande ushtarake për 200 vjetorin e Pavarësisë! Tensionet në mesdheun lindor mbeten ende të larta