Fevziu befason të ftuarit/ Kam në dorë bisedën e regjistruar në 1991 mes Ramës, Berishës dhe Hajdarit

0

Gazetari Blendi Fevziu ka në dorë një bisedë të zhvilluar me sish-kryeministrit Sali Berisha, kryeministrit Edi Rama dhe të ndjerit Azem Hajdari. Teksa fliste me Fitim Zekthin në studion e “Opinion”, Fevziu tha se këtë bisedë do ta publikojë pas zgjedhjeve.

Gazetari shtoi se Berisha, Rama e Hajdari janë mbledhur dhe kanë biseduar në një studio piktori më 4 janar të vitit 1991, dhe se ai e ka në dorë, të gjithën, të regjistruar.

“Fitim kam gjetur një gjë brilante, e kam sekret. Do të marr në studio kur ta nxjerr, brilante fare. Kam gjetur një bisedë të zotit Sali Berisha, Azem Hajdarit dhe Edi Ramës, në 4 janar 1991, në një studio piktori. E regjistruar me zë e gjitha. Është brilante, por pas zgjedhjeve do ta nxjerr, pas zgjedhjeve,”- tha Fevziu.

Artikulli i mëparshëmBabaramo i përplas Ngjelës në fytyrë/ 80 vjeç burrë që flet broçkulla
Artikulli i radhësVijnë nga Turqia mbi 300 mijë vaksina kineze! Brataj jep detaje: Jam optimist për…