Gjykata jep dënimin me 6 vite burg për këngëtaren e njohur/ Fjolla Morina vazhdon të shijojë luksin në arrati!

0

Këngëtarja e njohur nga Kosova Fjolla Morina është dënuar nga gjykata e Kukësit me 6 vite burg për trafikim armësh. Avokatja e këngëtares Aurora Guska, është shprehur se vendimi i gjykatës do të ankimohet. Guska u shpreh se Fjolla ka pasur në çantë vetëm një armë, edhe atë aksidentalisht.

“Vendimin e gjykatës do ta ankimojmë. Ka pasur vetëm një armë, e ka pasur pa dashje, aksidentalisht në çantën e saj,” u shpreh avokatja për mediat.

Edhe pse në kërkim nga policia, Fjolla Morina së fundmi është parë teksa pushon në Maldive. Kujtojmë se Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës me dy armë me vete në makinë. Së bashku me të ishte i dashuri i saj dhe shoferi.

Kujtojmë se Fjolla Morina pak ditë më parë i dha fund beqarisë, duke pranuar propozimin romantik të partnerit në Maldive. Ata zhvilluan edhe një ceremoni që u komentua gjatë në mediat rozë.

Artikulli i mëparshëmNisja zyrtare e fushatës! Rama publikon videon/ Jemi ende në gjysmën e rrugëtimit tonë
Artikulli i radhësDy të vdekur nga zemra, të tjerë në gjendje të rëndë! Vaksina kineze që po vjen në Shqipëri ende e pa aprovuar nga autoritetet mjekësore