Shqipëria e nis mbarë, mposht Andorrën 0-1

0

Shqipëria e ka nisur me fitore eliminatoret e kampionatit Botëror “Qatar 2022”.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja mposhtën 1-0 Andorrën dhe dominuan lojën por pa mundur të thellonin rezultatin.

Në minutën e 40’ ishte Ermir Lenjani i cili me një goditje të bukur e dërgon topin në rrjetë. Pas shpërthimit në krahun e majtë Lenjani me një goditje të fortë mposht portierin kundërshtar.

Skuadrat kanë hyrë në dhomat e zhveshjes për të marrë instruksionet nga dy trajnerët respektivë. Gjatë pjesës së dytë, Shqipëria u përpoq të administronte rezultatin duke marrë 3 pikë të para në këto kualifikuese.

Vlen të theksojmë që më 28 mars, Shqipëria pret Anglinë në stadiumin “Air Albania”

Artikulli i mëparshëmKualifikueset e botërorit/ Spanja zhgënjen ndaj Greqisë. Mesoni rezultatet e tjera të ndeshjeve të sotme
Artikulli i radhësÇmimet e naftës bien ndërsa bllokimi i kanalit të Suez mund të zgjasë javë/ Bursa për datën 25 Mars 2021