Prej dy ditësh nuk po gjendet ende 33-vjeçari Arjan Sala i cili mbeti i bllokuar në qendre tregtare në hyrje të Tiranës, e cila u përfshi nga një zjarr masiv. Ai ishte me detyrë, shef sigurie dhe arriti që të nxirrte personat që ndodheshin në magazinë, por nuk arriti që të dilte vetë.
Prej më shumë se 40 orësh vijon zjarri që nisi dy ditë më parë në ambientet e magazinës në qendrën tregtare në Kashar. Trupi i Arjan Salës është ende duke u kërkuar nga forcat e shpëtimit dhe zjarrfikësit që ndodhen në ambientet e jashtme qendrës tregëtare. Raportohet se janë dhe dy persona të tjerë brenda magazinës.
Zjarri përfshiu gjithë katin nëntokësor që ka shërbyer si magazinë për të gjitha produktet që tregtoheshin në gjashtë katet e qendrës tregtare.