Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër, ku është vrarë me thikë një i ri shqiptar.
Mediet angleze raportojnë se viktimë është 21-vjeçari Renato Geci, ndërsa kanë publikuar edhe foton e të riut, që është vrarë në Honuslou.
Gjithashtu, mësohet se ka mbetur i plagosur edhe një shqiptar tjetër. Policia ka vënë në pranga një 31-vjeçar, i cili dyshohet se vrau me thikë shqiptarin, si dhe një vajzë 27-vjeçe, e cila akuzohet se ka ndihmuar autorin e krimit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 03:22 të mëngjesit të së martës, teksa policia gjet të plagosur Renato Gecin dhe një tjetër person. 21-vjeçarit shqiptar iu dha ndihmë mjekësore, por nuk mundi që të mbijetojë.