U akuzua se dekonspiroi operacionin policor/ Gjykata kthen në detyrë ish-zv. drejtorit të OFL-së

0

Gjykata e Tiranës i ka hequr masën e sigurimit “pezullim nga detyra” për ish-zv.drejtorin e OFL-së Artan Shkëmbi.

Gjykata ka konstatuar shuarjen e masës për shkak të përfundimit të afatit 6 mujor. Kujtojmë që Shkëmbi u hetua fillimisht nga SPAK për “korrupsion” dhe “nxjerrje sekreti hetimor”.

Tre javë më parë dosja i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Tiranës, pasi rezultoi se nuk ka “korrupsion”. Vitin e kaluar ndaj Shkëmbit nisën hetimet për dekonspirimin e të dhënave për një grup kriminal, që ishte në hetim nga autoritetet gjermane.

Pas hetimeve të SPAK, GjKKO vendosi më 28 shtator pezullimin e tij. Autoritetet gjermane kërkonin informacione në Shqipëri për një grup kriminal dhe kuptuan se banda informohej nga zyrtari i lartë i policisë.

Më konkretisht, autoritetet gjermane kërkuan informacion për dy persona që akuzoheshin se kishin kryer veprimtari kriminal, por sipas tyre në lidhje me kërkesën u vu në dijeni vetë grupi kriminal.

Dyshohej se Shkëmbi vuri në dijeni Aleksandër Prronin dhe Klaudio Vukajn përmes një platforme chati, se ishin në hetim nga Gjermania.

Artikulli i mëparshëmKLP emëron Elisabeta Imerajn si drejtuese të Prokurorisë së Tiranës
Artikulli i radhësNotat e kuqezinjve në fitoren me Andorrën, ja kush ishte më i miri