Falsifikon testin e Covid-it, e pëson keq 46-vjeçari

0
Falsifikon testin e Covid-it, e pëson keq 46-vjeçari

Prokuroria Themelore Publike në Shkup sot ka paraqitur propozim për lëshimin e një urdhri penal kundër një banori 46-vjeçar nga Koçanit, për kryerjen e veprës penale “Falsifikim të dokumentit”, që dënohet sipas nenit 378 paragrafi 1 nga Kodi Penal.

Më 14 mars, në vendkalimin kufitar të Aeroportit të Shkupit, personi në fjalë ka tentuar të largohet nga vendi duke përdorur një vërtetim të rremë për test negativ PCR për Covid-19. I akuzuari ka përdorur certifikatën edhe pse e dinte se nuk ishte testuar dhe e dinte që nuk kishte një certifikatë origjinale nga laboratori në fjalë.

Prokurori publik kompetent i propozoi Gjykatës Themelore Penale-Shkup që kundër 46-vjeçarit të shqiptohet gjobë prej 100 globave ditore me nga 20 euro në kundërvlerë të denarëve.

Artikulli i mëparshëmAksident i rëndë në qendër të Lushnjes, makina përplas dy këmbësor
Artikulli i radhësZbulohet tradhëtia e kryeministrit/ Biznesmenia: I dërgoja vazhdimisht foto ‘topless’