Papa Françesku po kryen ceremonitë solemne të Javës së Shenjtë për të dytin vit radhazi pa turmat e zakonshme të pelegrinëve dhe turistëve, të kufizuar në udhëtime dhe në vizita për shkak të masave anti-COVID.
Françesku tradicionalisht udhëheq një procesion të së Dielës së Palmave përmes Sheshit të Shën Pjetrit dhe më pas kremton një meshë të hapur për dhjetëra mijëra besimtarë.
Por Françesku e udhëhoqi këtë shërbim edhe këtë Të Diel të Palmave këtë vit, brenda Bazilikës së Shën Pjetrit ashtu siç bëri pranverën e kaluar, kur shpërthimi i COVID-19 u përhap në Itali, vendin e parë në Perëndim që u godit nga pandemia.
Vetëm rreth 120 besnikë, murgeshat dhe disa familje, morën pjesë në meshë dhe të distancuar nga shoqëria. Ata kishin maska mbrojtëse ashtu si pjesëmarrësit në procesionin e 30 kardinalëve të veshur me të kuqe, por Papa Francis ishte pa maskë