Berisha: Fino, i përgjegjshëm dhe zë i moderuar brenda ekstremizmit në PS

0

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka shpërndarë një shënim ngushëllimi dhe vlerësimi për figurën e Bashkim Finos, i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm, pas një beteje të humbur me virusin Covid-19.

Berisha vlerëson bashkëpunimin që ka pasur me Finon në kohën kur ky i fundit drejtonte qeverinë e Pajtimit Kombëtar në vitin 1997, ndërkohë nga ana tjetër e quan atë një zë që mbeti deri në fund i moderuar brenda grupit ekstremist në krye të PS-së. 

SHENIMI I PLOTE

Miq, Covid 19 e ndau nga jeta para kohe Bashkim Finon, njërin prej personaliteteve më të spikatura të Partisë Socialiste dhe qeverisjes së vendit. 

Gjatë këtyre 30 viteve në politikë, Bashkimi ka mbajtur detyra të rëndësishme nga kryetar bashkie i qytetit të tij të lindjes Gjirokastrës deri në kryeministër i qeverisë së pajtimit kombëtar në vitin 1997, e cila kishte si detyrë më kryesore përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme, detyrë të cilën në vlerësimin tim ai e përmbushi në frymë bashkepunimi dhe me përgjegjësi.

Pas atyre zgjedhjeve deri sot ai si deputet i PS dhe qeveritar i saj ka kryer detyra të rëndësishme duke qëndruar një zë i moderuar në grupin drejtues ekstremist të PS. 

Duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera familjes Fino për humbjen e pakompensueshme, unë i lutem Zotit që shpirti i Bashkimit të saj të dashur të gjejë paqen e merituar. Amin.

Artikulli i mëparshëmBllokimi i paralajmëruar i Suezit/ Hëna ndihmon për të lëvizur anijen
Artikulli i radhës‘Virusi nuk doli nga laboratori’/ Republikanët tërbohen me OBSH-në