Covid-19 i merr jetën ish-kryeministrit Bashkim Fino

0

Është ndarë nga jeta në moshën 58 vjeçare deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino. Fino ishte prekur nga COVID-19 prej disa ditësh dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar. Lajmin për humbjen e tij e ka bërë të ditur zv.kryeministri Erion Braçe përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Karriera e tij politike në Partinë Socialiste është e hershme. Prej vitit 1997 e në vazhdim ishte anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Z. Fino ka mbajtur disa poste ministrore. Nga viti 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit.

Artikulli i mëparshëmAkuzohen se vranë babë e bir në Elbasan/ Prangoset Ardian dhe Florenc Çapja
Artikulli i radhësArrestohen tre iranianë në Qafë-Thanë/ U kapën me dokumenta të falsifikuara