Kolegji Zgjedhor pranon kërkesën e PS-së dhe shfuqizon vendimin e KAS për listat e deputetëve të Partisë Demokratike

0

Kolegji Zgjedhor ka shfuqizuar vendimin e KAS, duke pranuar padinë e Partisë Socialiste për listat e PD-së.

PS-ja doli kundër listave të PD-së, e cila ka 222 kandidatë për zgjedhjet e 25 prillit. Tashmë ngelen 153 kandidatë në listë.

Me këtë vendim, tashmë koalicioni opozitar PD-AN përfundon me 153 kandidatë në zgjedhje.

Eridian Salianji, përfaqësuesi i PS-së theksoi në seancën e Kolegjit Zgjedhor se numri i lartë kandidatëve sillte problematika në hartimin e fletës së votimit. Sipas tij, kjo mund të ishte një taktikë elektorale nga ana e opozitës.

Artikulli i mëparshëm“Në Tiranë vajzat marrin shtëpi me qera që të ushtrojnë prostitucion”/ Moderatorja e njohur shqiptare plas deklaratën e fortë
Artikulli i radhësKush ka bërë vaksinat lindore nuk do të lejohet të udhëtojë në BE/ Vuçiç tërbohet me perendimorët