Ambasadorja e SHBA Yuri Kim nis ditën me ambasadorin e BE Luigi Soreca: Shumë sfida përpara nesh…

0
Soreca 1

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim Kim ka publikuar ‘foton e ditës’ me ambasadorin e BE-së Luigi Soreca.

Të dy të ulur përballë njëri-tjetrit, teksa ambasadorja amerikane flet për shumë sfida përpara dhe thekson se një gjë është e sigurt, dakordësia se bashkëpunimi SHBA-BE për Shqipërinë është më i fortë se kurrë.

“🇦🇱 | Foto e Ditës. Shumë sfida përpara nesh – zbatimi i Reformës në Drejtësi, zgjedhjet e 25 prillit, rruga e Shqipërisë për në BE – por një gjë është e sigurt: Luigi Soreca dhe unë biem dakord se bashkëpunimi midis SHBA dhe BE në mbështetje të Shqipërisë është më i fortë se kurrë!”, deklaron Ambasadorja Yuri Kim.

foto galeri
Artikulli i mëparshëmPlani i Real Madrid për të financuar blerjen e Haaland e Mbappe
Artikulli i radhësVangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”