Në media po qarkullon një dokument ku shkruhet se Bledi Çuçi ia ka deleguar kompetencat e tij në Ministrinë e Brendshme Besfort Lamallarit.
Ministria e Brendshme do të drejtohet nga Lamallari për një periudhë kohore 25 mars-30 prill.
Mësohet se ky urdhër ka të bëjë me fushatën zgjedhore, pasi Çuçi kandidon për deputet në Qarkun e Gjirokastrës.
Tashmë pritet që Lamallari bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliun, të kujdesen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.