Blerja e automjeteve të blinduara në Bullgari, anulohet tenderi prej 746 mln euro

0

Tenderi me vlerë 746 milionë euro (1.46 miliardë lev*) për blerjen e 150 automjeteve të blinduara në Bullgari është anuluar, pasi ofertat e paraqitura e tejkalojnë kornizën financiare të projektit, tha Ministria e Mbrojtjes.

Bisedimet me dy kompanitë që arritën fazën përfundimtare të tenderit – Patria e Finlandës dhe General Dynamics me seli në SHBA, kanë dalë në përfundimin se një ulje e çmimeve të propozuara fillimisht, është e pamundur nëse kërkesat teknike të tenderit nuk ndryshojnë ndjeshëm, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

“Një ndryshim i tillë është i pamundur, sepse do të diskriminonte pjesëmarrësit e tjerë në procedurë, të cilët tashmë janë skualifikuar në bazë të kërkesave aktuale”.

Ministri i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov, caktoi kompaninë shtetërore të mbrojtjes Terem Holding për hulumtimin e opsioneve për prodhimin e përbashkët të automjeteve të blinduara në Bullgari, duke përdorur kapacitetet ekzistuese të industrisë së mbrojtjes në vend./Reuters

Artikulli i mëparshëmDraghi shpreson: BE do të arrijë imunitetin e tufës në fund të korrikut
Artikulli i radhësRëndohet situata/ Italia vendos karantinë për udhëtarët nga vendet e BE