Kryeministri italian Mario Draghi ka thënë se Europa do të jetë në gjendje të arrijë imunitetin e tufës deri në fund të korrikut, bazuar në furnizimin aktual të vaksinave.
“Furnizimet e vaksinave të siguruara nga Komisioni i Bashkimit Europian për muajt e ardhshëm duhet të jenë më se të mjaftueshme për të arritur imunitetin (tufë) për muajin korrik në të gjithë Europën”, tha Draghi në një deklaratë.
Ai tha se numri i vaksinimeve “po përmirësohet shpejt” dhe i kërkoi BE-së të jetë optimiste.
“Qëllimet e vendosura për Prillin dhe Majin, në lidhje me furnizimet dhe numrin e vaksinave, e barabartë me gjysmë milioni të vaksinuar në ditë, nuk duken më aq të largëta”.
Italia është aktualisht në mes të një bllokimi, pasi qeveria përpiqet të frenojë rritjen e rasteve të reja, kryesisht për shkak të pranisë së varianteve të reja.
Masat e paraqitura për të ulur përhapjen e virusit kanë qenë efektive në të gjithë vendin, tha ai.
Sipas një dekreti të miratuar nga qeveria italiane, masat që u miratuan në 15 mars do të jenë në fuqi deri më 6 prill.
Sipas faqes zyrtare të qeverisë, Italia ka vaksinuar 9.5 milionë njerëz, por më pak se 3 milionë kanë marrë të dyja dozat. Dhe për shkak të vonesave të furnizimeve, 53% e njerëzve mbi moshën 80 vjeç janë ende duke pritur për dozën e parë./CNN