Goditën “të fortët” e Elbasanit/ Merret në mbrojtje prokurori që arrestoi Ardian Çapjan dhe kreu i Prokurorisë

0

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka kërkuar marrjen në mbrojtje të drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, dhe prokurorit Ritvan Sukaj.

Kjo kërkesë e KLP-së vjen një ditë pas arrestimit të Ardian Çapja dhe Ardi Çekani nga forcat RENEA, ndërsa u shpall në kërkim Florenc Çapja.

Ishte pikërisht prokurori Ritvan Sukaj, që firmosi urdhër-arrestet për Ardian dhe Florenc Çapjan, xhaxha e nip, dhe për Ardi Çekanin.

Marrja në mbrojtje e zyrtarëve të Prokurorisë së Elbasanit është bërë për shkak se fisi Çapja konsiderohet me një rrezikshmëri të lartë.

Artikulli i mëparshëmVangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”
Artikulli i radhësArdjan Çapja pëson arrest kardiak në qeli, dërgohet me urgjencë në spital (DETAJE)