Një rrëfim tronditës ka ardhur nga aktorja Sharon Stone në librin e saj ‘Bukuria e të jetuarit dy herë’. Ajo ka zbuluar momente mjaft të vështira të jetës së saj.
Ky libër është i mbushur plot me kuptime të aktores ku një prej historive është abuzimi seksual nga gjyshi i saj kur ajo ishte fëmijë.
Stone tregon se si ajo dhe e motra u morën në dhomë nga gjyshi i tyre kur ishin ende fëmijë dhe më pas ka qenë gjyshja ajo e cila mbylli derën duke u bërë bashkëpuntorja e bashkëshortit të saj në këtë krim makabër.
Kur gjyshi i saj vdiq aktorja ishte 14 vjeç dhe shkruan që u fut në akrovolin për tu siguruar që ai kishte vdekur.
‘Unë e trazova për të parë nëse ai lëvizte dhe isha shumë e lumtur që ai më në fund kishte vdekur. Unë e shikova Kellyn dhe ajo e kuptoi, ajo ishte 11 vjeç dhe kuptoi se gjithçka mbaroi’- shkruan në libër Sharon Stone.
Në të njëjtin vit kur gjyshi humbi jetën, Stone tregon se ajo pësoi një aksident të rëndë i cili i la një shenjë të madhe në qafë, me ndihmën e operacioneve plastike tani nuk i duket.