Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë një thirrje të fortë qytetarëve në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.
Kim bën thirrje që qytetarët mos ta shesin të drejtën e votimit.
Pas këtij apeli, ish-deputeti Vangjel Tavo paralajmëron se nesër do të denoncojë skandalin e Partisë Socialiste me skemën e re që po tentojnë të blejnë vota.
“Mos e shisni të drejtën tuaj. Mos ia dorëzoni fuqinë tuaj kriminelëve. Vetëm JU duhet të zgjidhni të ardhmen tuaj.
Dhe me këtë apel të Ambasadores së SHBA ju ftoj të më ndiqni nesër në një konferencë për shtyp për të denoncuar një skenar të ri se si po tentohet të blihet dhe manipulohet vota në Gjirokastër.
Do mësoni se sa ulët ka rënë “Rilindja.”, shkruan Vangjel Tavo.