Prodhimi i OPEC pritet të mos ndryshojë në Maj dhe të rritet në Shtator. Bursa për datën 30 Mars 2021

0

Banka amerikane, Goldman Sachs, pret që OPEC dhe vendet aleate të mbajnë prodhimin të pandryshuar për muajin Maj, kur grupi të takohet gjatë Javës, ndërkohë që pritet një rritje prej 3.4 milionë fuçi në ditë nga Shtatori.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe vendet aleate përfshirë Rusinë, që njihen si OPEC+, do të takohen më 1 Prill për të vendousr mbi politikat e prodhimit. Karteli ra dakord të vazhdojë me paktin e uljes së prodhimit  në Prill, ndërkohë që do lejojë Rusinë dhe Kazakistanin që të aplikojë një rritje modeste prej 150,000 fuçi në ditë.  “KJo është shumë poshtë rritjes së prodhimit që pritet nga OPEC, duke marrë parasysh projeksionet tona për kërkesë të lartë” – deklaroi Goldman.  Çmimet e naftës u rritën me mbi 3% në sesionin e kaluar tregtar, por perspektiva për kërkesën është penguar nga masat e reja të karantinës në Europë.

Bursa për datën 30 Mars 2021 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

Brent është shprehur në $/bbl

ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA613.00+ 1.75
DIESEL498.00+ 2.25

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëm18-vjeçari po shkëlqen me Portugalinë, Man. City gati të paguajë 70 milionë euro
Artikulli i radhësGazetarja e njohur paralajmëron zbardhjen e dosjes së bujshme