Instituti Amerikan i Naftës (API) raportoi një rritje të inventarëve të naftës bruto prej 3.910 milion fuçi për javën që përfundon më 26 Mars.
Analistët kishin parashikuar një rritje shumë më të vogël të inventarit prej 107,000 fuçish.
Çmimet e naftës qëndruan më poshtë se një ditë para publikimit të të dhënave, me WTI që u ul me 0.96 dollarë në 2:45 pasdite. EDT u tregtua në 60,60 dollarë, ndërsa nafta e papërpunuar Brent u tregtua me 0,78 dollarë më pak në vlerën 64,20 dollarë për fuçi.
Çmimet ishin përsëri të paqëndrueshme këtë javë, si pasojë e vonesave të dërgesave të naftës përmes kanalit të Suezit dhe takimit JTC të OPEC + të martën, ku anëtarët e saj të rranë dakord të rishikojnë vlerësimet e kërkesës për naftë për këtë vit, pas presionit të Arabisë Saudite, e cila u shpreh se shifra që parashikonte OPEC + ishte shumë e lartë dhe tej pritshmërive.
OPEC + nuk I ka publikuar ende shifrat zyrtare, se sa pritet të jetë kërkesa për naftë gjatë 2021.
Bursa për datën 31 Mars 2021 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 619.75 | + 6.75 |
DIESEL | 497.25 | – 0.75 |
| | |
©aktualitet.al