Gazetarja e njohur paralajmëron zbardhjen e dosjes së bujshme

0
Anila Hoxha paralajmëron zbardhjen e një dosje shumë të

Gazetarja Anila Hoxha informoi se shumë shpejt drejtësia mund të ketë një tjetër dosje kriminale në dorë sa i përket krimit në Elbasan.about:blank

Sipas saj numri i bashkëpunëtorëve të drejtësisë ka shkuar në 3 në prokurorinë e Elbasanit.

“Mendoj që në Elbasan ka grupe të struktura aq sa të vërdallisin policinë. Këto grupe janë aq të forta sa kanë ndikuar edhe në emërime të caktuara të këtij qarku. Është e vërtetë që sollëm rasti e Çapjave, disa prej tyre i kanë shpëtuar drejtësisë e kanë blerë apo jo nuk është vetëm forca e parasë, por ata kanë edhe forcën e errët të tyre. Ata përfaqësojnë grupe të strukturuara kriminale për të rënë në gjurmët e tyre është shumë e vështirë. Ata dalin befas nga spitalet apo sëmuren se kanë probleme, nuk janë e skemave të aftësisë së tyre të momentit. Kjo që them unë nuk është thënë të jetë e formës së prerë. Çfarë po ndodh që flasim vit pas vitit e jo një e dy vjet që themi Elbasani, është paaftësi e policisë, jo, apo moskoordinim i institucioneve. Unë  shikoj ogur të mirë që prokuroria ka arritur të ketë 3 bashkëpunëtorë të drejtësisë dhe mund të kemi së shpejti një dosje tjetër”, tha Hoxha për Open.

Artikulli i mëparshëmProdhimi i OPEC pritet të mos ndryshojë në Maj dhe të rritet në Shtator. Bursa për datën 30 Mars 2021
Artikulli i radhësOperacioni i specialëve në Elbasan/ Artan Hoxha: Ja çfarë bëri Florenc Çapja ditën që doli urdhër arresti