Ndërroi jetë nga koronavirusi/ Shkolla në Tiranë pritet të marrë emrin e Bashkim Finos

0
Secondary school EDITH DURHAM

Një shkollë në kryeqytet do të mbajë emrin e deputetit socialist Bashkim Fino i cili u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare pasi humbi betejën me Covid-19. Lajmin e ka njoftuar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili bashkë me kolegë të tjerë socialistë kujtuan Finon.

“Shkolla e re ‘Bashkim Fino’. Bashkë me Arbenin, në shkollën e re që po ndërtojmë pranë qytetit Studenti, e cila do të mbajë emrin e Bashkim Finos, kolegut dhe mikut të vyer që u nda nga jeta pak ditë më parë”, ka shkruan Erion Veliaj.

Bashkim Fino u nda nga jeta dy ditë më parë, më 29 Mars. Ai cilësohej si kryeministri i Pajtimit Kombëtar pasi 24 vite më parë, në vitin 1997 drejtoi qeverinë që drejtoi vendin në mes të krizës. Ai ka qenë deputet për disa legjislatura në radhët e të majtëve.

Artikulli i mëparshëmDokumentari që po trondit botën/ Ja çfarë ka për të thënë Britney
Artikulli i radhësKomiteti Teknik i Ekspertëve ndryshon masat në vend/ Ja çfarë pritet të ndodhë me maturantët