Rritja ekonomike në tremujorin e fundit të 2020-ës 3%/ Buxheti mbahet vetëm nga ndërtimet

0

Instat ka publikuar të dhënat e tremujorit të katërt të vitit 2020, ku rritja ekonomike është vlerësuar me rreth 3%.

Sektorët që kanë njohur rritjen më të madhe janë Ndërtimi me +1,84 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +1,01 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,52 pikë përqindje, Industri, Energji dhe Uji me +0,49 pikë përqindje dhe, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,36 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,27 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,24 pikë përqindje, Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me +0.08 pikë përqindje.

Njoftimi i dhënë nga INSTAT:

Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e katërt të vitit 2020 vlerësohet me rritje prej 2,99 %, kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2019.

Kontribut pozitiv kanë dhënë degët: Ndërtimi me +1,84 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +1,01 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,52 pikë përqindje, Industri, Energji dhe Uji me +0,49 pikë përqindje dhe, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,36 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,27 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,24 pikë përqindje, Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me +0.08 pikë përqindje.

Negativisht kontribuan aktivitetet: Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me -0,96 pikë përqindje, Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me -0,49 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan negativisht me -0,37 pikë përqindje.

Artikulli i mëparshëmPas aksidentit, qëllohet me thikë i riu në Tiranë
Artikulli i radhësPfizer njofton efikasitet 100% të vaksinës për fëmijët 12-15 vjeç