A do të kishit guxim të provonit djathin më të “rrezikshëm” në botë? Shikoni çfarë prodhohet në Sardenja

0
Sardenja, ishulli i djathit 'më të rrezikshëm' në botë

Ishulli italian i Sardenjës ndodhet në mes të detit, i rrethuar nga qindra kilometra vijë bregdetare me plazhe me rërë të bardhë dhe ujëra smeraldi. 

Përveç peizazheve të bukura, ky ishull është i njohur edhe për djathin “më të rrezikshëm” në botë.

Jo shumë larg plazheve magjike, në pjesën kontinentale të ishullit që ngrihet në kodra dhe male, barinjtë prodhojnë “casu marzu”, një djathë i infektuar me krimba, i cili në vitin 2009  u shpall nga ‘Rekordi Botëror Guinness’ si djathi më i rrezikshëm në botë, shkruan CNN.

E ashtuquajtura mizë djathi “piophila casei” lëshon vezë në të çara që formohen në djathë dhe zakonisht është “Pecorine fiore sardo”, nga e cila dalin krimbat që tretin proteinat dhe kështu e kthejnë produktin në një djathë të butë, si krem.

Tregtarët pastaj shpojnë djathin sipër, i cili nuk preket nga krimbat, duke nxjerrë një pjesë kremoze.

Sidoqoftë, kjo nuk është diçka që ata që kanë stomak të dobët duhet të shikojnë.

Image

Nëse arrini të kapërceni neveritjen e kuptueshme dhe të provoni djathin, do të zbuloni se ‘casu marzu’ ka një shije që të kujtonkullotat mesdhetare, por edhe një shije të erëzave që qëndron për orë të tëra.

Disa thonë se është një afrodiziak. 

Të tjerët thonë se mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin e njeriut sepse krimbat mund të mbijetojnë nga pickimi dhe të krijojnë miazëm, mikro-perforime në zorrë, por deri më tani, asnjë rast i tillë nuk ka qenë i lidhur me ‘casu marzu’.

Djathi është i ndaluar nga shitja komerciale, por ai është ngrënë në Sardenjë për shekuj me radhë.

“Krimbat janë magjia dhe kënaqësia e këtij djathi”, thotë Paolo Solinas, një gastronom 29-vjeçar.

Ai tregon se disa banorë vendas dridhen nga mendimi i “casu marz”, por ata që janë rritur me shijen e këtij djathi e shijojnë atë.

“Disa barinj e shohin djathin si një kënaqësi unike, diçka që vetëm disa mund ta provojnë,” shton Solinas.

Sidoqoftë, nëse jeni një aventurier në zemër, është e mundur të gjeni një “casu marza”.

Artikulli i mëparshëmMjeku i njohur ngre alarmin: Dy vdekje të papritura në Tiranë, pasi bënë vaksinën kineze
Artikulli i radhësZbardhen detaje të reja nga sekuestrimi i sasisë së kokainës në Durrës/ Ja çfarë tha babai i Arbër Çekajt