Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përkujtuar sot me një videomesazh, 12-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, përpjekjet e shumta që u bënë nga qeveria e PD-së për të kurorëzuar anëtarësimin dhe duke e konsideruar këtë si një arritje historike, tani i fton shqiptarët të përmbushin së bashku një tjetër mision të madh jetik që nga 25 prilli: Anëtarësimin në Bashkimin Europian!
“Shqipëria -12 vjet në NATO, – thuhet në videomesazh. – Atëhërë askush nuk e besonte. Por ne e bëmë realitet. Ne shqiptarët e dimë kush jemi, e kemi treguar veten në ditë të vështira dhe kemi fituar.”
Dhe Basha e përfundon përkujtimin për të marrë një zotim të ri: “Më 25 prill votoni Partinë Demokratike, votoni numrin 9 dhe bashkohuni me mua për ta anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian!”.