Miratimi i fletës së votimit ka qenë një nga temat më të diskutuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi paraqiti ditën e sotme një variat të fletës së votimit, që sipas tij partitë të jenë me logo dhe kandidatët me emra, dhe jo me numra.
Vetëm 24 ditë larg votimeve, KQZ akoma nuk ka rënë në konsensus për të zgjedhur modelin përfundimtar të fletës së votimit.
Pas disktutimeve, nëse Komisioni Rregullator ka apo jo kompetencën për të vendosur për fletën e votimit, kryetarja Ilirjana Nano u shpreh se Komisioni nuk është organi kompetent për ta shqyrtuar projekt aktin.
“Komisioni Rregullator në mbledhjen e ditës së sotme shpalli moskomptencën për shqyrtimin e projektvendimit “Për miratimin e përmbajtjes së fletëve të votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 prill 2021, të propozuar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve”, u shpreh Nano.